image Grenell: Amerika e do popullin e Kosovës, por i kemi disa politika dhe rregulla

Kosovë

Deklaratë/ Grenell: Amerika e do popullin e Kosovës, por i kemi disa politika dhe rregulla

news image

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, duke folur për raportet SHBA – Kosovë, tha se populli amerikan e do popullin e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër”, ka thënë Grenell për T7.

Tutje, duke folur për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, ai tha se Amerika nuk përfshihet në politikë dhe se populli i Kosovës është i lirë të zgjedh qeverinë e vet.

“Ne nuk përfshihemi në politikë, populli i Kosovës është i lirë të zgjedh qeverinë e vet, por Amerika ka disa politika të cilat janë të qëndrueshme”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/