image Ambasda franceze e quan madhështor koncertin e Ramë Lahajt

Muzikë

Ambasda franceze e quan madhështor koncertin e Ramë Lahajt

news image

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka mbajtur një koncert mbrëmë në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Këtë koncert, e ka vlerësuar si madhështor, Ambasada e Francës në Kosovë.

“Koncert madhështor i organizuar mbrëmë nga komuna e Prishtinës! Zëri i jashtëzakonshëm i tenorit kosovar Ramë Lahaj i kënaqi shikuesit e shumtë të pranishëm. Kosova është përplotë me talentë”, kanë shkruar nga Ambasada e Francës.

Kurse Lahaj ka falënderuar të pranishmit dhe u ka bërë një premtim.

“Ju premtoj se çdo vit kam me ju dhanë një koncert të këtillë, për çdo vit kemi me i këndue bashkë dashnisë e lirisë”, ka shkruar ndër të tjerash ai./Sinjali/