image Ambasadorja Kim: Do të ketë “non-grata” të tjerë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja Kim: Do të ketë “non-grata” të tjerë në Shqipëri

news image

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, beson se në Shqipëri do të ketë edhe persona tjerë “non-grata”.

Ajo tha se ShBA-ja e konsideron mik të ngushtë shtetin shqiptar dhe nuk do ta braktis atë.

 “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim. Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë”, tha Kim në një intervistë për Top Channel.

Ambasadorja Kim gjatë kësaj interviste ka folur për temat aktuale duke përfshirë politikën dhe drejtësinë në Shqipëri. /GazetaSinjali/