Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një mesazh të tille e ka përçuar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë.
Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, përmes një postimi në Twitter ka thënë se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan. Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan.
“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd. /Gazeta Sinjali/
In Washington coordinating ways to strengthen Friends & Allies, use US power to achieve solutions in Balkans. @RichardGrenell @EURPressOffice @USEmbPristina @usambserbia pic.twitter.com/5ux9Hvd4g7
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 25, 2020