Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot u takua me ambasadorin ziveran Jean- Hubert Lebet, i cili tha se Zvicra do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës si dhe do të ndihmojë institucionet në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.
Ambasadori zviceran gjithashtu ka uruar zonjë Osmani për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.
Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.
Ndërkaq Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve./ Gazeta Sinjali/