Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar popullin e Kosovës për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook, Kosnett ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës edhe gjatë viteve në vazhdim.
“2019 ishte një vit i madh për Kosovën. Ashtu do te jetë edhe viti 2020. Një vit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen ndaj popullit të Kosovës në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, paqen, drejtësinë dhe mirëqenien. Urime Viti i Ri”, ka thënë Kosnett përmes një video në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/