image Ambasadori kanadez premton mbështetjen e Kanadasë në të gjitha proceset që ka nevojë Kosova

Kosovë

Takim/ Ambasadori kanadez premton mbështetjen e Kanadasë në të gjitha proceset që ka nevojë Kosova

news image

Ambasadori jorezident kanadez, Alan Bowman, ka uruar kryeparlamentaren, Vjosa Osmani për detyrën e re si dhe ka premtuar mbështetjen e shtetit kanadez në të gjitha proceset për të cilat ka nevojë Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se synim i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare dhe rolit të Kuvendit në politikën e jashtme, derisa ka njoftuar ambasadorin, Bowman për krijimin e grupeve të miqësisë parlamentare, ndër të cilët është edhe ai me Kanadanë.

Gjatë këtij takimi është folur edhe për rëndësinë e përfshirjes së grave në delegacione ndërkombëtare, në misione diplomatike dhe në garantimin e mundësive të barabarta.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e organizimit të një vizite të parlamentarëve kanadezë në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar.​/Gazeta Sinjali/