image Ambasadori italian në mbështetje të Kosovës, përmend himnin e flamurin

Futboll

Ambasadori italian në mbështetje të Kosovës, përmend himnin e flamurin

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës në futboll para ndeshjes së sotme me Spanjën, për kampanjën e kualifikimeve për botërorin 2021, shkruan Gazeta Sinjali Sport.

Orlando ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një fotografi të “Dardanëve” dhe ka shkruar:

“Ne të gjithë e mbështesim ekipin e Kosovës sonte. Lojtarët, flamurin, himnin dhe të gjitha. Forca Kosova!”

Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 20:45. Kjo është ndeshja e dytë që po zhvillohet në këtë grup për kualifikime në botëror.

Kosova ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 0-3 nga Suedia. Ndërkohë që Spanja ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë e ka fituar me rezultat 2-1./Gazeta Sinjali Sporti/