Ambasadori italian në Kosovë, Nicolo Orlando ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Republikën e Kosovës pas vendimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Orlando përmes një postimi në Twitter tregoi se është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e koronavirusit si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Ambasadori Orlando theksoi se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.
“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në #Kosovë . Ndërkohë # Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me #Covid . Ky ishte mesazhi im për ministrin @ArmendZemaj sot”, shkroi Orlando në Twitter.