Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar sot me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurtin, të cilin e ka inkurajuar që sa më parë ta formojë Qeverinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Orlando ka shkruar në Twitter se e ka uruar Kurtin për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në një takim miqësor unë urova Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam për hapat e ardhshëm dhe unë e inkurajova atë për formimin e Qeverisë së re. E sigurova Kurtin se Italia do të vazhdojë ta mbështës Kosovën në reforma, dialog dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando. /Gazeta Sinjali/