Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier mezi pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e ShBA-së.
Kështu ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi dje për pozitën e re.
“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet ShBA-Kosovë”, shkruan Hovenier.
Senati amerikan e ka konfirmuar dje se Jeffrey Hovenier, është ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Ai ishte nominuar nga presidenti Biden në korrik të këtij viti. /GazetaSinjali/