image Ambasadori i Qipros në Serbi: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, e vlerësojmë si ilegale

Politikë

Ambasadori i Qipros në Serbi: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, e vlerësojmë si ilegale

news image

Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, tha se shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ai tha se këtë qëndrim nuk e ka në plan ta ndryshojë.

Theophylactou tha se “është e qartë se Prishtina është ajo që nuk i respekton obligimet dhe e cila duhet të nisë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, si e vetmja kornizë për avancim në dialog”.

Tutje, ai tha se shpallja e pavarësisë nga Kosova është ilegale.

“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, tha ambasadori i Qipros në Beograd. 

/GazetaSinjali/