Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është e drejtë themelore e njeriut.
“Ne e kemi përkrahur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vjet. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tënde është një e drejtë themelore e njeriut”, ka shkruar ai.
Gjitashtu ai tha që beson se këto vendime personale kanë nevojë për përkrahje të plotë dhe të papolitizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe nga të gjitha komunitetet e përfshira.
We’ve been supporting the return of displaced persons to Kosovo for many years. The right to return to your home is a basic human right! I feel strongly that these personal decisions need full and unpoliticised support by all branches of government and all communities involved
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 9, 2021
Edhe pse ai nuk përmendi një rast konkret, postimi i tij vjen në kohën kur serbja Dragica Gashiq po përpiqet që të kthehet në Gjakovë.
Veprimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë, sidomos nga nënat gjakovare.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasic.