image Ambasadori i Austrisë në Kosovë nuk ia lëshon dorën Kurtit për 30 sekonda

Kosovë

Takimi/ Ambasadori i Austrisë në Kosovë nuk ia lëshon dorën Kurtit për 30 sekonda

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Paska i çuditshëm ishte shtrëngimi zyrtar i duarve në mes të Kurtit e Weidinger i cili zgjati rreth 30 sekonda, diçka e pazakontë në takime zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasadori nuk ia ka lëshuar dorën Kurtit, teksa të dy kanë buzëqeshur vazhdimisht.

Kësisoj, edhe fotografët patën kohën më të gjatë që t’i fotografojnë Kurtin e Weidingerin. /Gazeta Sinjali/