Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.
Hovenier ka njoftuar se me Sveçlën kanë diskutuar për bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e falenderova Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve, ripërsërita përkrahjen e ShBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe diskutuam bashkëpunimin kundër terrorizmin, luftën kundër krimit të organizuar dhe fuqizimin e mëtejmë të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Hovenier në Twitter./GazetaSinjali/