image Ambasadori Guerot: Franca dhe Britania e Madhe, shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Ambasadori Guerot: Franca dhe Britania e Madhe, shembull për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka ndjekur ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III bashkë me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai tha se vendet e tyre që më parë kishin probleme duhet tani të shërbejnë si shembull për pajtim për Kosovën dhe Serbinë.

“Duke parë ceremoninë e kurorëzimit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer Britania e Madhe, Nicholas Abbott. Franca dhe Britania e Madhe, aleatë përgjithmonë : një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në një ceremoni madhështore sot në Londër është mbajtur ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Nga Kosova, atje po qëndron presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka uruar për kurorëzimin e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.

“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”, shkroi presidentja e vendit në Twitter.

/GazetaSinjali/