image Ambasadori gjerman thotë se nuk e di më mirë se anëtari i PDK-së për punësimet në Gjermani

Kosovë

Reagim/ Ambasadori gjerman thotë se nuk e di më mirë se anëtari i PDK-së për punësimet në Gjermani

news image

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në rrjetin e tij social në Twitter ka shkruar se 56% e kompanive gjermane nuk kanë staf të mjaftueshëm, prandaj janë fokusuar nga Ballkani Perëndimorë ku mbi 100 mijë qytetarë largohen çdo vit nga vendi i tyre.

Selimi duke iu referuar një artikulli të “Al Jazeera”, për kërkimin e punëtorëve nga kompanitë gjermane, ka marrë një reagim nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, që sipas tij nuk e ka këtë informacion.

“Gjithmonë kënaqësi të mësoj gjëra të reja për vendin tim. Unë nuk e kam këtë informacion, por ti me siguri ke burime më të mira se unë për Gjermaninë”, ka shkruar ambasadori.

Selimi i është kundërpërgjigjur se ai vetëm i është referuar artikullit të gazetës “Al Jazeera”./ Gazeta Sinjali/