Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur se janë disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk janë bindur që votojnë pro heqjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde për Klan Kosovën.
Ndërsa më 5 tetor, ishte raportuar në media se janë dy vende anëtare të Unionit që po hezitojnë të japin aprovimin për liberalizim të vizave, të cilat janë Franca dhe Holanda.
Madje, kryeministri i kësaj të fundit, Mark Rutte i shkroi letër Parlamentit Evropian ku tregoi se Amsterdami zyrtar do nga Prishtina rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq, ambasadori Rohde ishte shprehur se Gjermania qëndron fort krah të Dërguarit të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, diplomatit sllovak Miroslav Lajçak. /Gazeta Sinjali/