Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas pengimit që Serbia u bëri boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
Ai ka thënë se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.
“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, ka shkruar Rohde në Twiter.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime edhe nga Bashkimi Evropian, ku zëdhënësi i saj, Peter Stano, tha se BE-ja e mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara. /Gazeta Sinjali Sporti/