image Ambasadori gjerman-Daçiqit: Serbia ta njoh Kosovën, po flet për krimet e shqiptarëve, por jo për spastrimin

Evropë

Ambasadori gjerman-Daçiqit: Serbia ta njoh Kosovën, po flet për krimet e shqiptarëve, por jo për spastrimin

news image

Ambasadori gjerman, Christoph Heusgen, gjatë fjalimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka kritikuar Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas Heusgen, fjalimi i Daçic është “kopjim i teksteve të mëparshme” dhe në lidhje me politikën e mos njohjes së pavarësisë të Kosovës, ai tha se “miqtë tanë serbë po e qëllojnë veten në këmbë”.

“Unë jam i befasuar nga kjo politikë e përpjekjes për të tërhequr njohjen. Miqtë tanë serbë janë duke qëlluar veten në këmbë, sepse nëse ata duan t’i bashkohen me BE-së, ata duhet të punojnë në njohjen dhe ta njohin Kosovën”, tha ambasadori gjerman, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tutje u shpreh se përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv.

Kujtojmë që, Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e përfaqëson ambasadorja e vendit tonë në SHBA, Vlora Çitaku. /Gazeta Sinjali/