Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, është deklaruar lidhur me mosftesën për disa vende në Samitin e Demokracisë që organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden.
“Jo të gjithë partnerët mund të përfshihen në këtë iniciativë”, është shprehur ai për H1.
Samiti i Demokracisë mbahet për herë të parë sivjet dhe në këtë ngjarje nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina./GazetaSinjali/