Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë një takimi me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, ka biseduar për çështjen e Kosovës.
Ambasadori amerikan, sipas mediave serbe, i ka kërkuar Daçiqit që Serbia ta ndalojnë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kurse ai i është përgjigjur se “nuk e kanë ndërmend ta ndalojnë këtë fushatë”.
“Biseduam pak edhe për Kosovën. Ata [SHBA] gjithmonë janë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve [të Kosovës]”, ka thënë Daçiq pas takimit me ambasadorin Godfrey.
Sipas mesiave serbe, Daçiq ka shpjeguar se ambasadori Godfrey e tha në mënyrë diplomatike “se ata do të ishin mirënjohës nëse ne do të kishim më shumë mirëkuptim për këtë dhe të ngadalësojmë këto veprime”. /Gazeta Sinjali/