image Ambasadorët e BE-së japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën

Politikë

Ambasadorët e BE-së japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin negociues të Këshillit Evropian për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të këtij mandati, presidenca çeke do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian. Lajmin e ka konfirmar Jan Lipavský, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

“Sot kemi marrë një hap të rëndësishëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian që shpejt këtë premtim ta bëjmë realitet. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjeljet e Kosovës për të forcuar kufirin e vet, menaxhimi i migrimit dhe siguria, dhe ne i besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm se do të rritet në të ardhmen”, deklaroi Lipavsky në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën në uebfaqen e Këshillit Evropian.

Projektrregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportës së Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. 

Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje.

Sipas dokumentit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

/GazetaSinjali/