image Ambasada e SHBA-së për “pëlqimin” në Twitter: Kundërshtojmë përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës

Politikë

Ambasada e SHBA-së për “pëlqimin” në Twitter: Kundërshtojmë përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me një “pëlqim” që kanë bërë në Twitter në një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën flitet për çnjohjet e shteteve tjera ndaj Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se llogaria zyrtare e Ambasadës së SHBA-së në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës së ShBA-së në Twitter nuk ka “pëlqyer” qëllimisht asnjë postim gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/