Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar qytetarët se Qeveria e Republikës së Austrisë më datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë disa vendime të reja lidhur me hyrjet/daljet në Republikën e Austrisë dhe atë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto vendime të reja janë marrë për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Siç ka njoftuar ambasada, nga Kosova në Austri mund të futesh vetëm në rast se ke dëshmi testin për COVID-19 negativ jo më të vjetër se 4 ditë apo nëse bën deklarim për vetë izolim 14 ditor.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Vjenë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton lidhur me Hyrjet/ Daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës:
Qeveria e Republikës së Austrisë me datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë vendim si vijon:
– Austria zyrtarisht ka paraljmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.
– Hyrja në shtetin e
Austrisë nga Republika e Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së
testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me
deklarim për vetizolim 14 ditë.
– Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë
vendbanim/lejeqëndrim në Austri.
– Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.
Hyrja në Republikën e Kosovës:
Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar!
Me respekt
Ambasada e Kosovës në Vjenë./Gazeta Sinjali/