image Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat emergjent për shtetasit që gjenden në Stamboll

Evropë

Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat emergjent për shtetasit që gjenden në Stamboll

news image

Gjashtë persona raportohet të kenë humbur jetën dhe 53 të tjerë të jenë lënduar si pasojë e një shpërthimi në qendër të Stambollit.

Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për viktimat e shpërthimit të ndodhur sot, ndërsa të lënduarve iu uroj shërbim të shpejtë.

Ambasada ka bërë të ditur se përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke, në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Numri zyrtar i Ambasadës: +90 (531) 105 63 91.

/GazetaSinjali/