image Ambasada e Kosovës në Gjermani pranon raportin zyrtar të aksidentit, thotë se vdiqën 3 persona, jo 4

Diasporë

Ambasada e Kosovës në Gjermani pranon raportin zyrtar të aksidentit, thotë se vdiqën 3 persona, jo 4

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se sot ka marrë raportin zyrtar rreth aksidentit tragjik në Meerseburg, si pasojë e të cilit humbën jetën tre anëtarë të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt.

Njoftimi i djeshëm i kësaj ambasade, sipas të cilit, ka vdekur edhe personi i katërt që ishte lënduar në këtë aksident, po del të ishte një gabim.

“Ambasada e Kosovös në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka patur fare.
I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, thuhet në njoftimin e sotëm të ambasadës.

“Ambasada e Kosovës edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi, dhe falenderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çfarëdo që është nevoja”./Gazeta Sinjali/

Ambasada e Kosovös në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për Aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Sunday, October 18, 2020