image Ambasada e Francës në Prishtinë me qëndrim ndryshe nga ajo në Beograd: E ardhmja e Kosovës është në KiE

Politikë

Ambasada e Francës në Prishtinë me qëndrim ndryshe nga ajo në Beograd: E ardhmja e Kosovës është në KiE

news image

Ambasada e Francës në Kosovë, për dallim nga ajo në Serbi, e ka përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një njoftim thuhet se prioritet aktual është rinisja e dialogut, por e ardhmja e Kosovës është të bëhet pjesë e këtij këshilli.

“Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada franceze u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione.

Por, sot gjatë ditës, ambasadori i Francës në Beograd Pierre Cochard në një media serbe tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i njëanshëm dhe si i tillë Franca nuk e mbështet.

/GazetaSinjali/