Në nderim të ish-president të Republikës së Francës, Jacques Chirac, në Ambasadën e Francës në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve.
Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12:00.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac.
Në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota.
Jacques Chirac ndërroi jetë të enjten. Ai u lind më 29 nëntor 1932. Ai ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet.
Kujtojmë se Chirack ishte president i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë. /Gazeta Sinjali/