image Ambasada e Britanisë i përgjigjet Vuçiqit për flamurin kuqezi në zyrën e Kurtit

Kosovë

Deklarata/ Ambasada e Britanisë i përgjigjet Vuçiqit për flamurin kuqezi në zyrën e Kurtit

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka kthyer menjëherë përgjigjje pyetjes që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do ta bëjë vazhdimisht.

Vuçiqit, i cili u nervozua nga flamuri kombëtar shqiptar në takimin e ambasadorit Nicholas Abott dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ambasada britanike i ka treguar se ata e kanë detyrë që të bashkpunojnë me akterët politikë, dhe se ata janë të lirë ta zgjedhin mënyrën e organizimit në zyrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një fotografi e publikuar së voni e ambasadorit në takim me njërin nga udhëheqësit politik të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e rajonit. Është detyrë e ambasadës që të bashkëpunojë me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë që të zgjedhin se si do t’i organizojnë zyrat e tyre”, thuhet në një reagim në Twitter të kësaj ambasade.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është irrituar me prezecën e flamurit kuqezi në takimin Abott-Kurti, duke i kërkuar llogari ambasadorit britaniik në Kosovë, Nicholas Abott.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiq në Twitter. /Gazeta Sinjali/