Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të rihapet të hënën, 28 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ambasada, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, u kanë rikujtuar qytetarëve që vijnë në Kosovë se duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditë, por që nuk është e detyrueshme.
“Rikujtim për qytetarët amerikanë: Qeveria e Republikës së Kosovës po rihap Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me masa të rritura për siguri dhe shëndet, më 28 qershor. Autoritetet rekomandojnë që pasagjerët që vijnë (jo pasagjerët që nisen) të kenë një test negativ RT-PCR jo më të vjetër se katër ditë, por kjo nuk është e detyrueshme. Kontaktoni Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, linjat ose agjentët e udhëtimeve për informacionet e fluturimeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/