Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët në Kosovë.
“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, ka shkruar ambasada amerikane në Twitter.
Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur nesër ditë zie për nder të ikonës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Kujtojmë se Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86-vjeçare. Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 9 shkurt në Pagarush të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj./Gazeta Sinjali/