Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar deklaratën e departamentit të shtetit, ku flitet për situatën e krijuar në Kabul, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo ambasadë ka shkruar se Kosova i bashkohet SHBA-së në thirrjen që të gjithë palët të respektojnë largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe të afganëve.
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen: “të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, shkruhet në postim.
Departamenti amerikan i shtetit përmes një deklaratë të përbashkët me disa shtete të tjera, përfshirë këtu dhe Kosovën, ka bërë thirrje që të punohet për largimin e afganëve.
“Afganët dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë./Gazeta Sinjali/