image Ambasada amerikane në Kosovë tregon se ku nuk është e nevojshme mbajtja e maskës

Shëndetësi

Ambasada amerikane në Kosovë tregon se ku nuk është e nevojshme mbajtja e maskës

news image

Me vendim të Qeverisë, mbajtja e maskave në Kosovë është bërë obligative tash e pothuajse një muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë njoftuar se kur duhet dhe kur nuk është e nevojshme që të përdoren ato.

Nga ambasada kanë veçuar dy raste kur mbajtja e maskës nuk është e nevojshme: kur je në shtëpi si dhe kur je në veturë me anëtarë të familjes.

Ndërsa, maska duhet të përdoret në këto raste: gjatë blerjes, vizitat te mjekur apo në barnatore, gjatë qëndrimit në restorant (kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt që nuk e keni anëtar të familjes si dhe në transport public.

“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/4894762343883215/?type=3&theater