Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka informuar shtetasit e huaj se brenda territorit të Kosovës nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Këto informata ambasada amerikane i ka dhënë përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19 brenda territorit të saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë është testuar dhe ka dalë negativ. Rezultatet negative janë përcaktuar në bazë të pajisjeve testuese ‘rRT-PCR’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje bëhet e ditur se Kosova nuk është duke aplikuar ndalesa të hyrje-daljeve./Gazeta Sinjali/