image Ambasada amerikane mirëpret arrestimet në veri për vrasjen e Ivanoviçit

Kosovë

Drejtësi/ Ambasada amerikane mirëpret arrestimet në veri për vrasjen e Ivanoviçit

news image

Ambasada e amerikane në Kosovë, ka reaguar për arrestimet e dy policëve dje në veri të Kosovës. Kjo ambasadë përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se është shumë e rëndësishme që prokurorët dhe policët të bashkëpunojnë për t’i vënë para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Është e rëndësishme që prokurorët dhe policia të bashkëpunojnë për të çuar përpara hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe duke ndërmarrë veprime për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Ky reagim i ambasadës ka ardhur vetëm dy ditë pasi Policia e Kosovës ndërmori  një aksion në veri me që rast u arrestuan dy persona të dyshuar se ishin përfshirë në rastin e Oliver Ivanoviqit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës kishte qenë në kërkim edhe të Zhelko Bojiq, i cili po ashtu dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast./Gazeta Sinjali/