image Alves vendos ta vesh numrin e legjendës së Barcelonës

Futboll

Alves vendos ta vesh numrin e legjendës së Barcelonës

news image

Mbrojtësi Dani Alves ka zgjedhur numrin të cilin do ta ketë në fanellë.

Veterani brazilian pak ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Barcelona.

Pas një epoke të lavdishme të kaluar te Barça, brazilian vendosi të rikthehej sërish te ‘Blaugranët’ ku me gjasë do ta mbyll karrierën e tij.

Alves tashmë ka zgjedhur fanellën me numër 8 të cilin do ta bart në fanellë.

Thuhet se arsyeja që mbrojtësi ka zgjedhur këtë fanellë është shkaku i Iniestas që kishë bartur këtë numër sa ishte pjesë e Barçës.

Braziliani i është bashkuar ekipit në stërvitje, por nuk mund të debutojë në ndeshje zyrtare deri në janar të vitit të ardhshëm.

38-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/