image "Alternativë tjetër nuk ka, mbesin të bllokuar", gjendja e rrugës "Çanekkale" në Prizren (VIDEO)

Sinjalizime

“Alternativë tjetër nuk ka, mbesin të bllokuar”, gjendja e rrugës “Çanekkale” në Prizren (VIDEO)

news image

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar që mbrëmë, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion. Njëra ndër rrugët që u përmbyt nga shiu është rruga “Çanekkale”, në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Një banor i kësaj rruge ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një video nga vendi i ngjarjes.

Ai ankohet se me këtë gjendje të rrugës përballen tash e gjashtë vjet, sa herë që ka reshje, por që Komuna e Prizrenit nuk ka marrë parasysh kërkesat e banorëve për të gjetur një zgjidhje.

Ai akuzon operatorët e kontraktuar nga Komuna, për të cilët thotë se vetëm paguhen dhe nuk bëjnë asgjë.

“Që 6 vjet përballemi me këtë problem, sa herë të ketë reshje. Alternativë tjetër s’ka, mbesin të bllokuar. Kërkesa qindra herë kemi bërë, asnjëherë s’janë marrë parasysh. Operatorë kontraktues ka komuna, po nuk e di se ku qëndron, kapin lekun dhe rrinë”, tha ai./GazetaSinjali/