image Alonso pritet të jetë transferi i fundit i Interit në këtë merkato

Futboll

Alonso pritet të jetë transferi i fundit i Interit në këtë merkato

news image

Marcos Alonso mund të rikthehet në Serie A pas telasheve të fundit që pati me trajnerin e Chelseat, Frank Lampard dhe po lidhet me një kalim te Interi, transmeton Sinjali Sportiv.

29 vjeçari nuk është i panjohur në Serie A pasi kishte luajtur me Fiorentinën gjatë viteve 2013-2016 para se t’i bashkohej Chelseat për 23 milionë euro.

Ai nuk duket se është pjesë e planeve të Lampard pas disa mosmarrëveshjeve në përgatitjet parasezonale dhe nuk ishte fare i ftuar për ndeshjen kundër Crystal Palace.

Sipas “Calciomercato.com”, trajneri i Interit Antonio Conte është i etur që të ribashkohet me Alonson pasi kishte punuar me atë në “Stamford Bridge”

Nën urdhrat e Contes, Alonso kishte kaluar një periudhë shumë të mirë duke realizuar 14 gola në 81 paraqitje. /Sinjali Sportiv/