Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Alketa Vejsiu filloi mbarë vitin 2020. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes me paraqitjen në festivalin më të madh muzikor në Itali, ‘Sanremo’.
Prezantuesja së fundmi në një intervistë të dhënë për emisionin e Silvia Toffanit, ku flet me krenari për arritjet e saj, tregon edhe për periudhën e errët të fëmijërisë, atëherë kur prindërit iu kishin ndarë.
“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë dhe optimizmit pavarësisht sa të varfër ishim në familje! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur në atë që doja të kisha!”
“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, është shprehur Alketa./GazetaSinjali/