image Alivanoset një vajzë në qendrën e vaksinimit në Prizren - Pamje

Shëndetësi

Alivanoset një vajzë në qendrën e vaksinimit në Prizren – Pamje

news image

Një vajzë është alivanosur pasi ishte vaksinuar dhe po priste në Qendrën e Vaksinimit “Sezai Surroi”,në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ishte në këtë qendër kur ndodhi ngjarja. Sipas sinjalizuesit vajza ishte duke pritur ashtu siç presin të gjithë 10 ose 15 minuta pasi vaksinohen, kur u alivanos.

Sinjalizuesi ka dërguar edhe pamje ku shihet se vajzës po u ofrohet ndihma mjekësore.

Pas ndihmës mjekësore e reja është larguar nga kjo qendër.

/GazetaSinjali/