image Aliu për emërimet në borde: Nuk janë militantë, që pak muaj janë bërë pjesë e LVV-së

Kosovë

Reagim/ Aliu për emërimet në borde: Nuk janë militantë, që pak muaj janë bërë pjesë e LVV-së

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar pas raportimeve se kjo parti ka emëruar “militantë” në borde të ndërmarrjeve publike.

Aliu përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se emrat e përmendur për punësim nën emërimin ”militantë” nuk qëndron, transmeton Gazeta Sinjali.

“Konotacioni që i jepet fjalës militant për të sulmuar angazhimin në borde të përkohshme si profesionistë, të dy personave që pak muaj janë bërë pjesë e Lëvizjes është i pasinqertë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i Liburn Aliut në Facebook:

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216506627839204

Qeveria në detyrë mbërmë shkarkoi Bordin e Ujësjellësit si dhe të Postës së Kosovës, ku me po të njëjtin vendim emëroi edhe Bordet e Përkohshme në mesin e të cilave ishin edhe aktivistët e kësaj partie, Artan Dermaku, Kujtim Shala dhe Mentor Hyseni./Gazeta Sinjali/