image Aliu: Kur bëhet fjalë për Devollët, qeveria Hoti nuk guxon me fol

Politikë

Aliu: Kur bëhet fjalë për Devollët, qeveria Hoti nuk guxon me fol

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk do ta sjellë kurrë në Kuvend një projektligj që ia kufizon monopolin kompanisë së Devollëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Aliu ka thënë se kjo kompani ka lobuar shumë që projektligji që u propozua në Kuvendin e Kosovës nga LVV të mos miratohet.

“Kompania ka lobu dhe atë e kemi pa edhe brenda grupit tonë parlamentar. Ata kanë dashtë me e parandalu këtë ligj që ia ndalon asaj 4 milionë euro të hyra në vit”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, Qeveria Hoti nuk guxon të flas kur është çështja e Devollëve, ndërsa ka thënë se Devollët në Kosovë janë më të fortë se shteti dhe ata e diktojnë politikën e shtetit.

“Qeveria nuk ka me sjellë këtë ligj, sepse nuk guxon me ia cenu monopolin Devollit. Njëjtë e patëm edhe te çështja e qumështit pluhur. Kur bëhet fjalë për Devollin, Qeveria nuk guxon me fol. Kujtojmë që Devolli e ka monopolin edhe në teste… Shteti ynë, Qeveria jonë është e nënshtruar ndaj Devollit. Te ne, Devolli është më i forte se shteti; te ne, Devolli e dikton politikën e shtetit”, përfundoi Aliu. /Gazeta Sinjali/