image Aliu kritikon Hotin: Ju nuk keni fije turpi, mendoni se në politikë lejohet rrena

Politikë

Aliu kritikon Hotin: Ju nuk keni fije turpi, mendoni se në politikë lejohet rrena

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria Hoti po i ofendon familjet e personave të vdekur nga COVID-19, duke thënë se Kosova është shembull me menaxhimin e pandemisë.

Sipas Aliut, është sharlatanizëm të thuhet kjo, derisa ka vazhduar tutje “Nuk mund të thuhet se menaxhimi është shembull në rajon. Prandaj ky deklarim i juaji e tregon fytyrën tuaj të vërtetë. Për mini-Schengenin keni thënë mini-Jugosllavi. Prapë na gënjyet. Kushedi çfarë bëni nesër”, ka thënë Aliu.

“Ju nuk keni fijen e turpit që të flisni me gjakftohtësi duke menduar se në politikë lejohet rrena. Në politikë ka moral. Ka mbi 600 të vdekur dhe me fjalë të tilla i ofendoni edhe personat që kanë vdekur”, është shprehur deputeti i VV-së.

Aliu ka shtuar se Qeveria Hoti ka hequr dorë nga shteti.

“Qysh forcohet shteti duke hequr dorë nga emri “Republikë”, nga reciprociteti kur hiqet dorë, është heqje dorë nga shteti”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/