Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, është liruar nga detyra nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pasi i njëjti ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Këshilltari për medie në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ-së.
Anëtari i KQZ-së , i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë besimin e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për të qenë Sekretar Organizativ i kësaj partie.
Sipas njoftimit të LVV-së Rama është renditur i treti për nga rëndësia e pozitës që ka marrë në parti, pas nënkryetarit të parë dhe të dytë të partisë. Ligji për zgjedhjet në Kosovë ia ndalon një anëtari të KQZ-së që të mbajë një post të lartë në parti politike.