Në Kosovë ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta të emigrantëve që vijnë nga vendet mesdhetare. Disa prej tyre, po qëndrojnë edhe në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali nga burimet ka mësuar se një incident ka ndodhur dje në Prishtinë mes një algjeriani e një marokeni. Më saktësisht, sulmi ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Sinjali mëson se një shtetas i Algjerisë dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht shtetasin e Marokut, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.
Mësohet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nga Algjeria pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.