Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka zgjedhur Messin para Ronaldos.
Anglezi ka filluar t’u përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Twitter në lidhje me jetën e tij.
Me hashtagun AskTrent Arnold u përgjigj edhe në pyetjen se cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur, transmeton Gazeta Sinjali
“Messi” ishte përgjigjja e shkurtër e mbrojtësit anglez.
Kujtojmë që Arnold së fundmi është përballur me Messin në gjysmëfinale të Champions League vitin e kaluar, ndërsa me Ronaldon ishte përballur së fundmi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018./Gazeta Sinjali/