image Aleksandar Vuçiq shtrohet urgjentisht në spital për shkak të problemeve me zemër

Kosovë

Rajon/ Aleksandar Vuçiq shtrohet urgjentisht në spital për shkak të problemeve me zemër

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuciq, është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij.

Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”.

Vuçiq, 49-vjeç, u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012./Gazeta Sinjali/