image Aleksandar Vuçiq konfirmon vizitën zyrtare në Shqipëri

Rajon

Serbi/ Aleksandar Vuçiq konfirmon vizitën zyrtare në Shqipëri

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Presidenca serbe ka njoftuar se Vuçiq do të qëndrojë në Shqipëri më 20 dhe 21 dhjetor, pasi do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi 4 partitë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Edi Rama ta anulojë samitin e radhës të parashikuar për të shtunën në Durrës, të quajtur ndryshe si Minishengeni Ballkanik.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Aleksandar Vuçiq vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.