image Albright ka një kërkesë për Kosovën lidhur me dialogun me Serbinë

Drejtësi

Albright ka një kërkesë për Kosovën lidhur me dialogun me Serbinë

news image

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë konferencës së sotme të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka folur për Gjykatën Speciale pas pyetjes që i është drejtuar nga kryetari i këtij komiteti, Eliot Engel, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha që Gjykata Speciale e Kosovës tani po merret me atë që ata po thonë se janë krime lufte që janë kryer.

“Nuk po e ekzagjeroj kur po them se sa shumë kohë, kur isha në Kombet e Bashkuara dhe më pas si Sekretare e Shtetit, kemi kaluar duke u marrë me çështjen e Ballkanit. Një nga votat e mia të para në Kombet e Bashkuara ishte për krijimin e Tribunalit për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Është fakt që Gjykata Speciale e Kosovës tani po merret me atë që ata po thonë se janë krime lufte që janë kryer”.

Albright u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të komunikojnë dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura së bashku.

“Kemi pasur gjithmonë probleme në përpjekjen për të treguar rolin e serbëve në pastrimin etnik. Duhet të shohim me shumë kujdes se çfarë mund të bëjë ligji, sepse është e mundshme që të identifikohet faji individual dhe jo faji kolektiv. Mendoj që duhet të theksohet se vendet e Ballkanit që komunikonin me njëra-tjetrën duhet ta bëjnë sërish këtë dhe jo të vendosin gjithçka në kontekstin e konfliktit etnik, por të përpiqen të zgjidhin disa probleme së bashku”, përfundoi ajo.

/Gazeta Sinjali/